Zgjidhje
Sigurohuni se proceset e IT-së dhe kapacitetet përkrahëse të IT-së kombinohen së bashku për të përmbushur objektivat e synuara të organizatës për të siguruar Efektivitetin, Ekasitetin dhe Ekonomicitet në operacionet e tij, duke respektuar rregullat ekzistuese dhe balancuar riskun.
SHERBIMET TONA PER SISTEMET INFORMATIVE
ZHVILLIMI STRATEGJIK
Çdo organizatë e suksesshme e di se ku po shkon. Një plan strategjik artikulon drejtimin e një organizate dhe përcakton hartën e saj dhe varësitë. Në një botë të teknologjive dhe mundësive që ndryshojnë me shpejtësi, një strategji që nuk merr parasysh mundësitë dhe implikimet e IT-së nuk ka gjasa të jetë një strategji e plotë.
IT Auditim
Një IT auditim është ekzaminimi dhe vlerësimi i infrastrukturës së teknologjisë informative të një organizate, politikave dhe operacioneve. Auditimet e teknologjisë së informacionit përcaktojnë nëse kontrollet e IT mbrojnë asetet e organizatës, sigurojnë integritetin e të dhënave dhe janë në përputhje me qëllimet e përgjithshme të saj.
SIGURIA E INFORMACIONIT
Siguria e informacionit është thelbësore në operacionet e përditshme të ndërmarrjeve, të cilat duhet të sigurojnë kondencialitetin dhe integritetin e informacionit të tyre, duke siguruar në të njëjtën kohë disponueshmërinë për ata që kanë arsye biznesi për ta përdorur atë, duke e mbrojtur nga zbulimi i përdoruesve të paautorizuar
MENAXHIMI I RREZIKUT
Për të rritur probabilitetin dhe ndikimin e ngjarjeve pozitive dhe ulur probabilitetin dhe ndikimin e ngjarjeve negative duhet menaxhuar rrezikun. Për te arritur këtë duhet të njom rreziqet e mundshme dhe të jemi të pregaditur që të ndermarim hapat e duhur për të minimizuar ndikimin e tyre negativ.
PERFITIMET E JUAJA
PRAKTIKAT ME TE MIRA NDERKOMBETARE
Grupi i jone i eksperteve ju mundëson aplikimin e standardeve dhe praktikave te mira ndërkombëtare, të cilat do të ju ndihmojnë për te trajtuar dhe zgjidhur çështjet e IT-së në baza ditore për të mbështetur biznesin; qasje përfshirëse strategjike e dizajnimit, shpërndarjes, monitorimit dhe menaxhimit të mënyrës së përdorimit të IT-së brenda një organizate, planikimeve për zgjerim, si dhe pajtueshmërinë ligjore rreth shfrytëzimit te shërbimeve te mundësuara nga IT.
PAJTUESHMERI LIGJORE
IT na ka mundësuar të gjithëve që të bëjmë gjëra të mëdha. Por, duke e përdorur atë, ne duhet të pajtohemi me ligjet që lidhen me të. Sigurimi se organizata juaj është në përputhje me ligjet e IT-së, rregullat, kodet dhe standardet është një detyrë e vështirë dhe pergjegjesi e madhe.
VAZHDIMESI TE OPERIMIT
Gjërat e këqija ndodhin në sistemet e mira të informacionit. Kështu është jeta; çdo gjë po ecte mire dhe pastaj... asgjë nuk po lëvizte fare. Është e pamundur për të parandaluar që të gjitha gjërat e këqija të ndodhin; të gjitha ato që mund të bëhen është të krijojnë mënyra për t'u rikthyer dhe vazhduar kur ato ndodhin.
PRONESI DHE MBIKQYRJE
Kohëve te fundit, për shërbimet e ofruara nga IT varemi nga kompanitë apo personat e ndryshëm. Ne duhet te zotërojmë ato dhe puna e organizatës te mos varet nga kompanitë apo persona te caktuar. Kur të kemi në pronësi këto shërbime, atëherë edhe mbikëqyrja dhe vlerësimi i performances së tyre do të jete me i lehtë
MIRËMBAJTJE TË REPUTACIONIT
Incidentet ndodhin dhe mund të dëmtojnë një organizatë në mënyrë të konsiderueshme, zakonisht nanciarisht. Mirepo mund edhe te demtojne reputacionin. Menyra se si një organizatë i përgjigjet ndërprerjeve apo pamundesive te operimit, është një ndër faktorët që ndikojne në dëmtimin e reputacionit.